Telegrafi

Për t’i dëshmuar se e meriton një rast të dytë, Murat Boz do t’i propozojë martesë Asli Enverit

Murat Boz dhe Asli Evveri po raportohet se së shpejti do rilidhen pas një ndarje disamujore.

Çifti thuhej se i kanë dhënë fund romancës së tyre shkaku i angazhimeve në projekte të ndryshme.

Boz po mundohet që ta bind sërish se e meriton edhe një mundësi dhe se nuk po zgjedh mjete që të vjen sërish te ajo.

Madje, mediat turke shkruajnë se këngëtari do t’i propozoj martesë këngëtares, e cila kohë më parë kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare.

Burimet e afërta me aktoren kanë thënë për revistën Sozcu se 34-vjeçarja nuk e ka hedhur poshtë që t’i jep edhe një rast këngëtarit.

Lexo po ashtu Këngëtari turk i "bindet" besës shqiptare: Asli Enveri dhe unë, nuk e tradhtojmë njëri-tjetrin

Kujtojmë se dyshja romancën e tyre e kishin filluar menjëherë pasi që aktorja ishte e ftuar nderi në shoun për talente të rinj “O Ses Turkiye”, ku aktorja kishte kënduar këngën “Arnavut Kaldirimi” gjersa më pas kishte zgjedhur si mentor, pikërisht Bozin.

Ndryshe, aktualisht aktorja dhe këngëtari po vazhdojnë të marrin pjesë në projekte në shtetin turk. /Telegrafi/