Site icon Telegrafi

Për t’i shpëtuar dhëmbëve të mprehtë të qenit që i ishte vërsulur, një burrë në Missouri ngjitet në tavanin e një mjeti të parkuar

Një burrë për t’i shpëtuar dhëmbëve të mprehtë të qenit, është detyruar të ngjitet në tavanin e një veture të parkuar brenda të cilës ishte një grua.

Destyni Jefferson, frizere nga St Louis, Missouri, ishte brenda veturës para dyerve të shtëpisë kur një burrë kërceu në tavanin e mjetit të saj për t’i shpëtuar kafshimit të një qeni, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur qeni i vërsulet burrit, i cili nga frika kërcen me shpejtësi dhe ngjitet mbi mjetin motorik, duke hedhur në tokë qeset e najlonit që i kishte në dorë.

“Kur e pashë qenin duke vrapuar pas tij, e kuptova se pse ishte ngjitur në tavanin e mjetit tim”, tha Jefferson për mediat lokale.

Madje ky burrë pasi e sheh se qeni po largohet, dëgjohet duke i kërkuar falje Jeffersonit pasi që kërceu në tavanin e mjetit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version