Telegrafi

Për t’i shpëtuar arrestimit, foshnjën e tij dymuajshe e hedh në drejtim të policëve në Florida – zyra e sherifit publikon pamjet

Një burrë nga Florida ka hedhur foshnjën e tij dymuajshe mbi zyrtarët policorë të cilët i ishin vënë pas.

Polici që arriti të kap foshnjën ka thënë se kishte parë njerëz të ndryshëm gjatë jetës, por jo edhe diçka të tillë siç ishte rasti i këtij 36-vjeçari, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur pas ndjekjes më vetura nëpër Florida, e zyra e sherifit ka bërë të ditur se polici që i ishte vënë pas të dyshuarit, kishte vërejtur fillimisht veturën e markës Nissan duke lëvizur çuditshëm, ku më pas vendosi t’i bëjë një kontroll për t’u siguruar se për çfarë bëhet fjalë.

Pavarësisht tentimeve për ta ndaluar shoferit, 36-vjeçari nuk ndalej – kështu u aktivizuan disa patrulla për ta ndalur. E duke marrë parasysh se gjatë tërë kohës në veturë me të ishte foshnja dymuajshe – kjo ua vështirësoi punën policëve.

I dyshuari godet në një moment veturën e policisë dhe del jashtë duke tentuar të arratiset. Në atë moment policët i habiti foshnja që u hodh në drejtim të tyre.

“Po e ndjekja derisa e mbaja foshnjën dhe me çdo kusht tentohej të arratiset. Në një moment ai hodhi foshnjën mbi mua sikur të ishte kukull”, ka thënë zyrtari policor.

Megjithatë ata arritën ta arrestojnë dhe tani mbi të rëndojnë disa pika të aktakuzës, përfshirë rrezikim jete dhe rezistim gjatë arrestimit. /Telegrafi/