Nga: Amiri Baraka
Përktheu: Fadil Bajraj
Faleminderit. Njerëzit gjithmonë më pyesin pse poezia jonë është politike.
Sepse kjo është tradita jonë. Që nga Fred Douglas ose Harriet
Tubman, ose rrëfimet e Nat Turnerit, ose David Walker, ose
Du Bois, ose Richard Wright, ose Jimmy Baldwin, ose Toni
Morrison, ose Margaret Walker, Sterling Brown, Langston
Hughes. Letërsia jonë është revolucionare dhe demokratike, pse?
Sepse ne e gjejmë veten këtu të lidhur me zinxhirë dhe duam të
përdorim gjithçka, qoftë kitarë, bori, ose do të kërcejmë për t’i dhënë
shpirt fjalës. Cila është fjala? Fjala është vetëvendosje dhe
demokraci. Ne hapëm një vend këtu në vitin 1965, në rrugën 130,
të quajtur Black Art Repertory Theater School, dhe ne donim të
bënim tri gjëra, një, ne donim të sillnim poezinë jashtë bibliotekave,
në atë rrugë, kështu bëmë atë verë, donim ta sillnim në këndet e
lojërave, nëpër qoshe. Dy, ne donim një poezi që ishte e identifikueshme
afro-amerikane, e dini, si Billie Holiday ose John Coltrane. Njerëzit
vinin tek unë dhe më thoshin, zoti Jones bile as që e dija se ishe nigër,
pastaj duhej të shkoja të bëja një klizmë. Dhe gjëja e tretë, ne donim
një poezi që ishte revolucionare, ne donim një parti Black Panther,
një Kongres të Popullit Afrikan, ne donim Malcolm X, një poezi të
Martin Luther Kingut, donim një poezi që do të na ndihmonte të
fitonim, që do të na ndihmonte të arrinim vetëvendosjen.