‘Rave Live Session’ është transmetimi javor, i mundësuar nga ‘Win Music Freedom’, ku çdo javë shfaqen DJ-të më të mirë lokalë dhe internacionalë.
Slavi Peev është një nga fytyrat e reja në skenë, por duket se ai ka qenë përgjithmonë.
Udhëtimi i tij muzikor mund t’ju çojë nga stripped-back house në techno.
Slavi është një bashkëthemelues i një emisioni radio, me seli në Londër në Hoxton.FM, i quajtur ‘Friends From Afar’ dhe seri ngjarjesh që ndodhin në Londër në vende të tilla si ‘StarLane’ dhe ‘The Lion & Lamb’.
Ai është i njohur më së miri në vendin e tij të lindjes – Bullgarinë si dhe në Ballkan, ku ai luajti në një nga klubet dhe festivalet më të njohura si: “Wake Up Stran-Jah”, “In The Nature”, “Koncept Space” dhe “Micro” dhe shumë klube dhe evente të ndryshme.
Transmetimin fillon në ora 21:00 këtë të diel dhe atë mund ta ndiqni tek faqet zyrtare në Facebook të Rave Travel, Win Music Freedom KS dhe Telegrafi Magazina.