Site icon Telegrafi

Për tetë muaj nga Shqipëria ikën 2,000 infermierë

Foto: Ilustrim

Nga janari deri në gusht të këtij viti kanë ikur plot 2 mijë infermierë nga Shqipëria.

Problematika kryersore që shtyn shqiptarët në këtë profesion të braktisin vendin, mbetet ajo e pagave tejet të ulëta dhe kushtet e pakta të punës.

Nga Lezha, Presidenti i Urdhërit të Infermierit i drejtoi një apel qeverisë së të majtëve që t’i japin zgjidhje frenimit të këtij problemi, i cili është kthyer në një fenomen që dëmton dhe do të vazhdojë të dëmtojë sektorin shëndetësor në vend, transmeton “Ina”.

“Pagat e inferimerëve janë shumë të ulëta. Ne kërkojmë që ato të rriten dhe të vlerësohen. Ne këtë ja kemi thënë edhe qeveritarëve në mënyrë të vazhdueshme”, tha Presidenti i Urdhërit të Infermierit

Exit mobile version