Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë (KRSRR) sot ka mbajtur një konferencë për shtyp para gazetarëve ku ka prezentuar të dhëna dhe informacione për rrugët e Maqedonisë duke treguar se jo-zyrtarisht deri tani kanë vdekur 90 persona të cilët kanë pësuar nga aksidentet e ndryshme brenda territorit të vendit.
Nga këto numra të frikshëm, mësohet se në gjashtë muajt e parë ka pasur 47 viktima kurse vetëm për qershor dhe korrik ka pasur 43 viktima.
Nga KRSRR thonë se shumica e aksidenteve kanë ndodhur në ditë feste, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ditët e festave të bashkuara me fundjavën janë fatale për qytetarët e Maqedonisë pasi është edhe lëvizja më e madhe nëpër rrugët e shtetit.
Përndryshe, nga KRSRR thonë se duhet pasur kujdes nëpër akset rrugore ku zhvillohen ndërtime apo nëpër rrugë të lagështa në mëngjes. Gjithashtu apelohet të respektohen shenjat e komunikacionit dhe të paraqiten rastet ku mungojnë shenjat në rrugë. /Telegrafi/