Yoshio Kinoshita ka dëshmuar edhe një herë se vitet janë thjesht numër, dhe se mund të qëndroni në një linjë me të rinjtë në disa fusha të caktuara, madje edhe t’ju bëni konkurrencë.
Ky 81-vjeçar nga Japonia pothuajse çdo mëngjes shihet nëpër terrenet e bëra enkas për ata që praktikojnë skateboardin në një lagje të Osakas – ku madje nuk heziton të marrë këshilla nga skateboarderët e rinj lidhur me disa akrobacione, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha ata janë mësuesit e mi. Në fillim mbahesha për rrethoje, por tani ka ndryshuar gjithçka”, tha Kinoshita i cili pavarësisht që është pensionuar, është i punësuar me gjysmë orari si mbikëqyrës i një zone ku parkohen biçikletat.
Meet Yoshio Kinoshita, an 81-year-old Japanese skateboarder who hits the local skate park six times a week to learn how to master new tricks from younger skaters. 🛹 pic.twitter.com/Fp6v38DhG1
— CBS News (@CBSNews) October 8, 2021
Ai me krenari tregon sesi deri më tani i ka mësuar mbi 180 “truqe” me skateboard, që e bëjnë atë të duket sikur të ishte një 18-vjeçar.
Ai për herë të parë shkeli në skateboard dy vite më parë, kur e bleu një në treg ku shihen gjësendet që janë gjetur nëpër stacione. Skateboardi prej 800 jen (7 dollarë) ishte një shtytje që ia ndryshoi përgjithmonë jetën pensionistit japonez.
Yoshio Kinoshita is living proof that you can teach an old dog new tricks. https://t.co/we1bur81Fj
— Reuters Sports (@ReutersSports) October 8, 2021
Në vendin që ka popullsinë më të moshuar në botë, që deri më 2050 pritet mbi 35 e popullatës të ketë mbi 65 vjet, Kinoshita i është dukur ide e mirë përdorimi e skateboardit si strategji për të anashkaluar këtë temë.
Kinoshita që ka dy fëmijë dhe dy nipa, ka pranuar se dikur i kishte shikuar me frikë të madhe skateboarderët duke marrë pjesë në lojëra të ndryshme në Tokio. /Telegrafi/