Për të tetën herë Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dosjet rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.
Drejtori i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta tha se me refuzimin e kërkesave të tyre, gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje.
Edhe përkundër refuzimit, Bejta theksoi se do të këmbëngulin në kërkesat e tyre deri atëherë kur edhe do të kompensohen dëmet e luftës./kp/