Site icon Telegrafi

Për të tërhequr sa më shumë turistë nga perëndimi, kryetari i një qyteti në Liban detyron policet të veshin pantallona të shkurtra (Foto/Video)

Nga skulpturat gjigante, të muzetë e dyqanet me suvenirë, qyteteve e vogla dhe ato të mëdha në mbarë botën, nuk janë duke zgjedhur metoda për të tërhequr sa më shumë turistë.

Por, një qytet në Liban duket se ka zgjedhur metodën më të çuditshme, duke i detyruar policet e trafikut të vishen në pantallona të shkurtra, transmeton Telegrafi.

Pierre Achkar, kryetari i qytetit Brummana që është rreth 10 milje larg Bejrutit, ka deklaruar se rregullat e reja janë “dizajnuar” për të tërhequr sa më shumë turistë nga perëndimi.

“Këtu në Liban dëshirojnë ta ndërrojmë imazhin e Libanit në sytë e perëndimit. 99 për qind e turistëve në veshin rroba të shkurtra”, ka shtuar Ackhar.

Megjithatë, ideja e tij për të tërhequr sa më shumë turistë ka hasur në kundërshti nga të dy anët – si nga qytetarët ashtu dhe nga spektri politik.

Konservatorët kanë akuzuar Ackhar për faktin se pa kurrfarë nevoje zyrtaret policore po ekspozojnë trupin, derisa liberalët kritikojnë ashpër idenë që vetëm femrat të vishen shkurt e jo edhe meshkujt. /Telegrafi/

Exit mobile version