Telegrafi

Për të sjellë begati në fshat, meksikani martohet me një aligator – e puthë atë në dasmën e tyre

Një kryebashkiak meksikan u martua me një krokodil që ishte veshur me fustan nusërie dhe vulosi dasmën e tyre me një puthje.

Kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Hugo Sosa, u martua me aligatorin si pjesë e një rituali të vjetër indigjen për të sjellë begati në fshatin në Meksikën jugperëndimore, transmeton Telegrafi.

Zvarraniku shtatëvjeçar, që i referohen si Princesha e Vogël, besohet të jetë një hyjni që përfaqëson ‘nënën natyrë’ dhe martesa me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.

Në një ceremoni shumëngjyrëshe, tingëlloi muzika tradicionale dhe të ftuarit kërcenin derisa i luteshin udhëheqësit të puthte nusen e tij të re. /Telegrafi/