Telegrafi

Për të “shmangur vjedhjen” nga kolegët, një punonjës zyre mbylli qumështin e tij me dry në frigoriferin e përbashkët

Një punonjës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale me një veprim të tij.

Bëhet fjalë për një punonjës i cili “mosmarrëveshjet” ka tentuar të zgjidhë duke ndërmarrë masat drastike “për të mbrojtur një send të çmuar nga kolegët hajdutë”.

Ai këtë e ka bërë për të shmangur momentin e nervozes kur atij do t’i nevojitej përgatitja e një tasi me drithëra, vetëm kur të zbulomë se nuk ka mbetur qumësht në frigorifer.

Pra, për të shmangur një torturë të tillë, punëtori fiksoi një bravë në shishen e tij.

Mund të imagjinojmë vetëm pëshpëritjet që rezultojnë në kuzhinën e përbashkët, por shumica e komentuesve të internetit e pranuan këtë veprim. /Telegrafi/