Site icon Telegrafi

Për të shënuar 50-vjetorin e inovacionit në vetura, janë kapur së bashku dy Mustang (Video)

Në National Inventors Hall of Fame Muzeum, në Virginia të Shteteve të Bashkuara, po shënohet 50-vjetori i inovacionit të veturave.

Për këtë arsye, është marrë gjysma e një Mustangu të prodhuar në vitin 1965, si dhe pjesa tjetër që është prodhuar më 2015.

Me anë të këtij instalimi, kërkohet në nënvizohet tregimi dhe rëndësia e pronësisë intelektuale.

Në bashkimin e këtyre veturave, shihet se sa shumë ka ndryshuar, e në të njëjtën kohë se sa e njëjtë ka mbetur kjo makinë.

Shikoni në videon e publikuar, se si janë bartur ‘gjysmë-veturat’ me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, derisa të futen brenda.

Vizitorët kanë mundësi të shohin nga afër dhe të ulen në makina, ndërsa në ekrane shfaqen dokumentarë të ndryshëm rreth Mustangut. /Telegrafi/

Exit mobile version