Site icon Telegrafi

Për të rritur shkallën e lindjeve, Japonia financon “mesitninë përmes Inteligjencës Artificiale”

Japonia ka në plan të rrisë shkallën e lindjes duke financuar skema martesash përmes Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar banorët të gjejnë dashuri.

Kështu, sipas BBC, përcjell Telegrafi, nga viti i ardhshëm, ky vend do të subvencionojë qeveritë lokale që tashmë po kryejnë ose fillojnë projekte që përdorin Inteligjencën Artificiale për të çiftuar njerëzit.

Ndryshe, vitin e kaluar numri i foshnjave të lindura në Japoni ra nën 865,000 – një rekord i ulët.

Kombi që po plaket shpejt ka kohë që po kërkon mënyra për të kthyer një nga nivelet më të ulëta të pjellorisë në botë.

Dhe rritja e përdorimit të teknologjisë AI është një nga përpjekjet e saj të fundit.

Në këtë drejtim, vitin e ardhshëm qeveria ka në plan të alokojë tek autoritetet lokale rreth 19 milionë dollarë për të rritur normën e lindjeve, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Shumë prej tyre tashmë ofrojnë “shërbime mblesërie” të drejtuara nga njerëzit dhe disa kanë futur sisteme të Inteligjencës Artificiale me shpresën se do të kryejnë një analizë më të sofistikuar të formave të standardizuara ku njerëzit paraqesin detajet e tyre.

Disa nga sistemet ekzistuese thuhet se janë të kufizuar në marrjen në konsideratë të kritereve të tilla si të ardhurat dhe mosha, duke prodhuar një rezultat vetëm nëse ekziston një përputhje e saktë.

Ndërkohë mediat lokale thonë se financimi synon të lejojë autoritetet të shfrytëzojnë sisteme më të kushtueshme të avancuara që marrin parasysh faktorë si hobi dhe vlerat.

Popullsia e Japonisë parashikohet të bjerë nga një kulm prej 128 milionë në vitin 2017 në më pak se 53 milionë në fund të shekullit. /Telegrafi/

Exit mobile version