Shumicën i ka surprizuar prezantimi i ngjyrës së zezë të fustaneve, mirëpo si duket kjo është ajo që të rejat moderne vendosin
Në javën e modës të mbajtur kohë më parë për të reja janë prezantuar trendët më të rinj për këtë sezon, transmeton Telegrafi.
Revytë janë mbajtur në Madrid, ndërkaq në pistë ka pasur mundësi të shihen modele të ndryshme, por edhe ngjyra të ndryshme të fustaneve.
Megjithatë ka pasur shumë më tepër modele për të rejat tradicionale, të cilat më me dëshirë do të martoheshin të veshura me fustan të bardhë.
Gjithashtu, krahas modeleve klasike të fustaneve të nusërisë, aty janë edhe kombinezonet, fustanet me prerje të lartë, por edhe të brendshmet.
Shikoni se si duken në galerinë tonë!