Site icon Telegrafi

Për të realizuar pensionin, numri i veteranëve të papunë vazhdon të rritet (Video)

Numri i veteranëve pensionit po vazhdon të rritet, që nga mëngjesi qindra veteranë janë paraqitur për të marrë vërtetimin që më pas të aplikojnë për pension.

Disa prej veteranëve deklarojnë hapur se procesi është manipuluar.

24 mijë 518 është numri i atyre që kanë hyrë në listën e pensioneve.

Por, kjo zyrë po vazhdon t’u mbetet borxh veteranëve që po hyjnë në sistem, pasi nuk ka para për t’ua mbuluar pensionet në mënyre retroaktive nga 1 tetori, siç i parasheh ligji, raporton KTV, transmeton Koha.net.

Zyrtarët thonë se buxheti prej 25 milionësh po harxhohet, derisa kanë shpresë që me rishqyrtimin buxhetor do të marrin nga qeveria edhe 18 milionë euro të tjera, 15 prej të cilëve do të ridestinohen nga projekti për autostradën Prishtinë- Shkupë.

Por, më këto para do të mbulohen vetëm pensionet për muajt e ardhshme, por jo edhe ato retroaktive.

Sidoqoftë, e vetmja shifër përfundimtare që është e saktë është numri i përgjithshëm i veteranëve luftëtarë që është 46 mijë e 230 sish.

Kreu i komisionit qeveritar, Agim Çeku, ka hequr përgjegjësinë nga vetja për numrin e madh të veteranëve.

Ai i ka thënë Kohavisionit se përgjegjësia bie mbi 12 komandantët e zonave, të cilët i kanë përgatitur listat e veteranëve, derisa obligimi i tij ka qenë që të nënshkruhen ato lista.

Në numrin mbi 46 mijë veteranë hyjnë edhe rreth 1500 veteranë të Luginës së Preshevës, të cilët luftuan nën emblemën e UÇPMB-së, disa prej tyre edhe ishin pjesë e UÇK-së.

As këtë nuk e ka komentuar Agim Çeku.

Exit mobile version