Tendencat e modës në këtë pranverë duket sikur kanë bërë një kthesë të madhe krahasuar me vitet e shkuara.
Atlete “ të shëmtuara”, mushama, bixhuteri plastike, por çfarë tjetër na këshillojnë njohësit e modës për këtë sezon?
Sipas tendencave dhe këshillave të fundit të tyre këtë vit stili më në modë i veshjes është ai i turistit.
E keni parasysh kur vizitoni një vend dhe endeni sa andej këndej veshur me rrobat më komode që keni pa e e vrarë mendjen se kush po ju sheh?
Të njëjtën gjë blogeret dhe stilistët e njohur ju këshillojnë ta bëni edhe në përditshmërinë tuaj, në punë, apo edhe në daljet e tjera të përditshme.
Atletet, çanta e belit, dhe rrobat e lirshme e të rehatshme janë kryefjala e trendeve të ketij sezoni.
Mos harroni t’i kushtoni vëmendje edhe syzeve dhe kapelave. Këto aksesorë përveç se mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet e diellit plotësojnë me detaje stilin tuaj “turistik”.
Moda nuk ka qenë ndonjëherë më komode se kaq, ndërsa krijuesit e saj nuk kanë qenë kurrë kaq bujarë me kreativitetin e tyre.
Burimi: Who What Wear