Nëse edhe me ty ndodh kështu, atëherë lexoni disa nga këshillat tona për të mos bërë më gabime në blerje.
Një pafundësi stilistësh nga e gjithë bota paraqesin modelet dhe stilimet e tyre dhe përgjithësisht ne kemi tendencën të kopjojmë gati çdo model që shohim nëpër revistat e modës. Në raste të tjera, thjesht jemi ëndërrimtarë dhe nuk e iluzionojmë veten se mund ta kemi atë fustanin fantastik që ka veshur ajo modelja me forma të përsosura … Nuk është e thënë që ju të merrni çdo detaj nga sfilatat e modës, prandaj po ju japim disa këshilla që duhet t’i keni parasysh.
* Duhet te dini që, s’është e thënë se mjafton vetëm firma e një stilisti të njohur për të të bërë të dukesh bukur.
* Është e rëndësishme të viheni në dijeni të faktit se edhe nëse nuk keni mundësinë të përvetësoni veshje të caktuara firme, nuk është e thënë se duhet të hiqni dorë nga cilësia. Përqendrohuni dhe organizohuni që të arrini të kurseni dhe të përvetësoni të paktën ndonjë lloj aksesor firme, të cilët janë në gjendje të bëjnë diferencën në imazhin tuaj, të tillë si: syze, rripa dhe çanta.
* Kërkoni dhe bëni tuajën të paktën një fustan, një veshje të veçantë në ngjyra dhe stil, duke e përshtatur më së miri me personalitetin tuaj.