Telegrafi

Për të parën herë: Shitjet e Chromebook më të mira sesa ato të MacBook

International Data Corporation ka njoftuar se dërgesat e Chromebook në Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar ato të kompjuterëve të famshëm të Apple, MacBook për herë të parë në histori.

Në tremujorin e parë të 2016 të dhënat financiare vlerësojnë se Apple ka shitur afërsisht 1.76 milion MacBook, ndërsa Dell, HP, Acer dhe Lenovo kanë shitur rreth dy milionë Chromebook në të njëjtën sasi kohore.

Megjithatë, duhet marrë parasysh realitetin që përdoruesit mund të blejnë afërsisht pesë Chromebook për çmimin e një MacBook Air.

Gjithashtu për ta arritur këtë rekord u nevojit fuqia e kombinuar e katër prodhuesve më të mëdhenj të laptoptëve për të mbizotëruar shitjet e kompjuterëve Mac.