Telegrafi

Për të parën herë, telefonat e mençur i tejkalojnë ata të thjeshtë

Duke vlerësuar shitjet për tremujorin e dytë, studimi thotë se telefonat e mençur sot marrin 51.8% të shitjeve të telefonave mobil në të gjithë botën. Shitjet e telefonave të thjeshtë kanë rënë për 21%, respektivisht në 210 milionë njësi.

Një raport i comScore ka thënë se penetrimi i telefonave të mençur mobil në SHBA ka arritur në nivelin 59%.

Mirëpo, sipas Gartner thuhet se Samsung ende udhëheq me tregun për nga njësitë e shitura, edhe pse shitjet e Apple u rritën më shumë nga tremujori i dytë i vitit 2012.

Android gjithashtu mbetet sistemi operativ dominues me 79 % pjesëmarrje në treg. Sipas comScore, Android është dominues në tregun amerikan me 52% të tregut.

Rritjet e shitjeve të telefonave të mençur në gjithë botën është një lajm i mirë për Apple, pasi që kjo e fundit është duke u bërë gati të lëshojë modelin e saj të lirë të iPhone, modelin e shumë-përfolur iPhone 5C. / Telegrafi /