Site icon Telegrafi

Për herë të parë, takohen gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë – zbulojnë se çfarë kanë të përbashkët

Gruaja më e gjatë dhe ajo më e shkurtë në botë janë takuar për një çaj në Londër.

Rumeysa Gelgi dhe aktorja indiane Jyoti Amge u takuan në hotelin The Savoy.

Gelgi me shaka tha se ishte e vështirë të bënin kontakt me sy për shkak të ndryshimit në gjatësi, por u shpreh se “ishte e mahnitshme” të takoheshin, duke zbuluar se kishin shumë të përbashkëta.

Bëhet e ditur se Amge është gruaja më e shkurtër në botë, vetëm 62.8 centimetra, ndërsa Gelgi mban rekordin si gruaja më e gjatë me 215.16 centimetra, përcjell Telegrafi.

Gelgi ka një gjendje të rrallë të quajtur sindroma Weaver, e cila shkakton rritje të përshpejtuar dhe deformime skeletore – rasti i 27-të i diagnostikuar ndonjëherë dhe i pari në Turqi. Ajo përdor një karrige me rrota, por refuzon të lejojë që sfidat e saj fizike ta pengojnë.

Ndërkohë, Amge ka një gjendje të rrallë të quajtur achondroplasia.

“Ishte kaq e mahnitshme të takoja Jyotin për herë të parë”, tha Gelgi.

“Ishte e vështirë për ne që të bënim kontakt me sy nganjëherë për shkak të ndryshimit në gjatësi, por ishte e mrekullueshme”, shtoi ajo.

Ndryshe, ato zbuluan se kanë edhe gjëra të përbashkëta, si dëshira për të bërë grim, për të rregulluar thonjtë dhe për t’u kujdesur për veten. /Telegrafi/

Exit mobile version