Në Ekspozitën e Menaxhimit të Investimeve, e cila po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, ku janë duke u prezantuar potencialet për investim nga shumë vende të botës. Pjesë e këtij, prezantimi janë edhe një delegacion nga Republika e Kosovës dhe Serbia.
Përfaqësuesit delegacionit i Serbisë për herë të parë gjatë prezantimit të mundësive për investime, nuk e ka prezantuar në hartën e tyre edhe Republikën e Kosovës si pjesë të saj, siç kishte ndodhur deri më tani në prezantimet që delegacione nga ky shtet kishin bërë në konferenca ndërkombëtare, shkruan Telegrafi.
Largimi i Kosovës nga harta e Serbisë mund të aludohet se zyrtarët e Serbisë janë duke u pajtuar se Kosova më nuk është pjesë e saj dhe se të dyja vendet duhet të prezantohen në konferencë atë tilla si dy shtete të ndryshme fqinje.
Telegrafi ka siguruar fotot dhe ka konfirmuar këtë nga burime nga Kosova që janë pjesë në Ekspozitën e menaxhimit të Investimeve në Frankfurt.
Pjesë e këtij, delegacionit janë përfaqësues nga Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (KIESA), niveli komunal dhe bizneset. /Telegrafi/