Sharon Stone është një nga aktoret më të njohura në botën hollivudiane dhe më gjerë.
Aktorja është bërë e njohur më shumë në saje të shfaqjes në filmin e famshëm “Basic Instinct”.
Regjisori Paul Verhoeven i besoi rolin e bukuroshes joshëse me emrin Catherine Tramell.
Por, vetëm pas 25 vjetëve të premierës së filmit, aktorja 58-vjeçare ka publikuar videon e audicionit që i solli rolin dhe më pas famën botërore.
Pjesa filmike kur Sharon e vendos këmbën mbi këngë është zgjedhur si një ndër tre skenat më seksi filmike.
Ndryshe, filmi ka pasur fitime prej 352 milionë dollarëve nga shfaqjet në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/
https://twitter.com/sharonstone/status/895313186190000128