Site icon Telegrafi

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, ShSKUK furnizohet me ilaçin Remdesivir

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se është furnizuar me ilaçin Remdesivir i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Sipas një njoftimi thuhet se kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që ShSKUK-ja furnizohet me këtë ilaç.

“Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19. Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë. Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç”, thuhet në njoftim.

Msh ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK. /Telegrafi/

Exit mobile version