Roger Federer do të mungojë në një turne të Australian Open për herë të parë në karrierën e tij.
Kampioni i gjashtëfishtë i këtij turneu është duke u rikuperuar nga ndërhyrja kirurgjike në gju, prandaj nuk do të jetë në gjendje të luajë.
Zvicerani, i cili është fitues i njëzetfishtë i çmimeve Grand Slam, nuk ka luajtur që nga muaji janar, pasi iu është nënshtruar dy operacioneve.
39-vjeçari shpresonte të kthehej në Australian Open që fillon më 8 shkurt në Melbourne, por kjo nuk do të ndodhë.
“Roger eci përpara kohës për ta përgatitur veten për një Grand Slam rigoroz”, ka thënë drejtori i turneut, Craig Tiley, duke shtuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë.
Federer ka qenë pjesë e Australian Open për 21 vite radhazi, mirëpo agjenti i tij ka qartësuar se mungesa e sivjetme ishte vendimi më i mirë për një plan afatgjatë. /Telegrafi/