Telegrafi

Për herë të parë pas 16 vitesh, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston përshëndeten dhe përqafohen në publik

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston u takuan në SAG Awards (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for Turner/Guliver)

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë takuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Screen Actors Guild Awards, ku të dy fituan çmime.

Çifti i dikurshëm u takuan në prapaskenë, pasi i kishin fituar çmimet e tyre, ndërsa e gjithë vëmendja e fotoreporterëve ishte te detajet e këtij takimi.

Lexo po ashtu Aniston dhe Pitt u takuan për herë të parë në publik pas 16 vitesh, tërheq vëmendje reagimi i aktores gjatë fjalimit dhe shakasë së tij

Ata janë fotografuar duke biseduar, duke u mbajtur për dore dhe duke u përqafuar në prapaskenë.

(Foto: Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)

Dy aktorët kanë qenë të martuar për pesë vite, para se hamshori hollivudian të fillonte lidhjen me Angelina Jolie, me të cilën luajti në filmin Mr. & Mrs. Smith.

Në ‘SAG Awards 2020’, Pitt e fitoi çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor për rolin e tij në filmin “Once Upon A Time… In Hollywood”.

(Foto: Emma McIntyre/Getty Images for Turner/Guliver)

Ndërkaq, Aniston u shpall aktorja më e mirë në një serial dramë për rolin e Alex Levy në “The Morning Show”.

56-vjeçari dhe 50-vjeçarja u takuan për herë të parë në publik pas 16 vitesh në ceremoninë e sivjetme të Golden Globes, por në atë eveniment nuk pati takim të drejtpërdrejtë në mes tyre. /Telegrafi/

(Foto: Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)

 

(Foto:  Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)