Site icon Telegrafi

Për herë të parë pas 13 viteve, Gamescom nuk do të ndajë çmimin për videolojërat më të mira

Gamescom do të jetë sërish skena e disa vendimeve të çuditshme këtë vit – ja pse. Gamescom jep çmime për lojërat më të mira sipas platformës dhe zhanrit, por vetëm për lojërat që janë fizikisht të pranishme në panair.

Meqenëse PlayStation dhe Nintendo kanë anashkaluar shpesh Gamescom gjatë viteve të fundit, situata është e tillë që lojërat më të mira për platformat PlayStation dhe Nintendo zgjidhen pa praninë e lojërave të tyre, transmeton Telegrafi.

Këtë vit, situata është bërë aq problematike sa për herë të parë në 13 vjet, çmimi për lojën më të mirë në Nintendo nuk do të jepet në Gamescom.

Arsyeja për këtë është se organizatorët e Gamescom nuk morën raportime të mjaftueshme për atë kategori. Në përkthim – meqenëse Nintendo nuk ekspozon në Gamescom, konsola e tyre Nintendo Switch nuk ka mjaft lojëra të tjera për të marrë një çmim, kështu që e gjithë kategoria u anulua përfundimisht.

Switch do të ketë një përzgjedhje mjaft të mirë të lojërave Nintendo këtë vjeshtë, duke përfshirë The Legend of Zelda: Echoes of Wisdom, Super Mario Party Jamboree dhe Mario & Luigi: Brotherhood. Megjithatë, përveç këtyre titujve, oferta është shumë e dobët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version