Site icon Telegrafi

Për herë të parë një grua emërohet si guvernatore e Bankës Qendrore të Turqisë

Hafize Gaye Erkan u bë gruaja e parë që është emëruar në krye të Bankës Qendrore të Turqisë (TCMB).

Me këtë emërim, Erkan u bë gruaja e parë e emëruar në këtë post.

Ajo ka lindur në vitin 1982 në Stamboll dhe ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin Boğaziçi, në Departamentin e Inxhinierisë Industriale.

Më pas ajo studimet i ka vazhduar në SHBA, ku ka diplomuar për doktoraturë në Universitetin Princeton në fushën e kërkimit operacional dhe inxhinieri financiare. Erkan gjithashtu përfundoi dy programe trajnimi për shkencat e menaxhimit në Shkollën e Biznesit në Harward dhe lidership në Universitetin Stanford.

Karrierën e saj e filloi në vitin 2005 në Goldman Sachs, përderisa shërbeu për 9 vjet këtu Erkan këshilloi bordet e drejtorëve dhe ekipet e drejtuesve të bankave të mëdha dhe kompanive të sigurimit në SHBA për menaxhimin e bilancit, testimin e stresit dhe planifikimin e kapitalit, menaxhimin e rrezikut, bashkimet dhe blerjet.

Erkan në vitin 2014 filloi të punojë në First Republic Bank ku për rreth 8 vite ishte si bashkë-kryetare, kryetare, anëtare bordi, drejtore e investimeve, drejtore e depozitave dhe bashkëdrejtore e riskut.

Sipas hulumtimit të San Francisco Business Times të vitit 2018, Erkan ishte gruaja e vetme nën moshën 40-vjeçare që mbante titullin e presidentes ose drejtores ekzekutive në 100 bankat më të mëdha të SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version