Site icon Telegrafi

Për herë të parë një ekip përfaqësues i Kosovës luan në Serbi

Kosova U-20 në hendboll, konkurrenca e femrave, do të fillojë sot ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror U-20.

Vashat tona do të përballen sot (ora 16:00) me Serbinë, në takimin që luhet në qendrën sportive Kovilovo, në afërsi të Beogradit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në shtetin fqinj, ku të shtunën përballen me Norvegjinë, kurse të dielën me Sllovakinë.

Kosova U-20 në Beograd

Të gjitha ndeshjet luhen në Kovilovo dhe sipas vendimit të EHF-së, pa simbole shtetërore.

Përballja e sotme e Kosovës me Serbinë luhet pa praninë e tifozëve dhe mediave.

Pamje gjatë stërvitjes

Udhëtimi për në Beograd është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë telashe.  Pritja është shumë e mirë nga organizatorët dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri në orët e mëngjesit të sotëm.

Pamje nga hoteli

Kjo është hera e parë një Kombëtare e Kosovës luan ndeshje zyrtare në Serbi. /Telegrafi/

Exit mobile version