DJ Regard apo i njohur përmes projekteve “Ride It” dhe “Secrets” do të performojë në festivalin e quajtur “EXIT Festival” në Novi Sad të Serbisë.
Dardan Aliu (emri i vërtetë) është artisti i parë në histori që do të performojë në një festival në Serbi që nga pas lufta.
Telegrafi ka kontaktuar me menaxherin e Regard, Hajriz Bajramin, për të pyetur se çfarë e bëri të pranoi një ofertë të tillë.
“Vetëm me suksese e rezultate mund të dëshmojmë realitetin që me këto pjesëmarrje në çdo vend të botës si ‘Kosovarë’ ne jemi të pranuar si shtet në shoqërinë e çdo shteti tjetër”, ka thënë Bajrami për Telegrafin.
Ai më tutje shtoi se ndjen keqardhje me ndodhitë e fundit në spektrin politik dhe se kudo që marrin pjesë do të dëshmojnë se janë ‘Kosovarë’ mirëpo edhe të promovojnë sa më shumë Kosovën, duke treguar se nuk kanë frikë as jashtë vendit.
“EXIT Festival” është një ndër festivalet më të mëdha në Evropë, i cili ka rrëmbyer tri çmimet si festivali më i suksesshëm në shtetet e Evropës.
Krahas DJ Regard do të performojnë edhe artistë, Robin Schulz, Meduza, Ofenbach, BURAK YETER, Solomun, Nina Kraviz, Amelie Lens, Paul Kalkberner, si dhe shumë emra të tjerë të yjeve tjera botërore. /Telegrafi/