Telegrafi

Për herë të parë në më shumë se një vit, banorët e Australisë dhe Zelandës së Re mund të udhëtojnë mes të dyja vendeve pa hyrë në karantinë

Takimet e përlotura mbushën aeroportin e Auckland të hënën derisa banorët nga Australia ishin në gjendje të udhëtonin të ‘lirë’ në Zelandën e Re, për herë të parë në më shumë se një vit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, izolimi i shumëpritur i udhëtimit Australi-Zelandë e Re do të thotë që vizitorët nuk kanë më nevojë të hyjnë në karantinë gjatë mbërritjes.

Mijëra pasagjerë thuhet se kanë rezervuar vendet për të udhëtuar mes të dyja vendeve të hënën.

Të dyja vendet i kanë përmbajtur shpërthimet e coronavirusit si dhe kanë arritur t’i mbajnë nivelet e ulëta të infeksionit, për shkak të kufizimeve të forta.

“Nuk e kisha paramenduar se kaq e emocionuar do të isha sot”, tha pasagjerja Dawn Tratt në aeroportin e Sideneit për BBC.

Australia dhe Zelanda e Re mbyllën kufijtë e tyre në muajin mars gjatë vitit të kaluar dhe vendosën karantinë të detyreshme për shtetasit e kthyer. /Telegrafi/