Telegrafi

Për herë të parë në një film për James Bondin, angazhohet trajner për skenat intime

Ana de Armas dhe Daniel Craig (Foto: Getty Images/Guliver)

Për herë të parë në histori të sagës së popullarizuar për James Bondin, është angazhuar një “trajner intim”, i cili do t’i japë këshilla Daniel Craigut si të sillet në skenat e dashurisë.

Asistenti për xhirimin e skenave intime është angazhuar për filmin e 25-të me radhë për agjentin më të famshëm sekret.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Bond

Ai do t’u ndihmojë dy protagonistëve, Daniel Craig (James Bond) dhe Ana de Armas (e dashura e ‘007’), kur do t’i xhirojnë skenat intime.

(Nga e majta) Lea Seydoux, Ana de Armas, Daniel Craig, Naomie Harris dhe Lashana Lynch (Foto: Slaven Vlasic/Getty Images for Metro Goldwyn Mayer Pictures/Guliver)

Producentët e projektit që pritet të jetë ndër më të shikuarit, janë kujdesur që kur të përfshihen në marrëdhënie intime aktori 51-vjeçar me bukuroshen 20-vjeçare, gjithçka të jetë e përsosur.

Filmi i 25-të me radhë për James Bondin është caktuar të nisë shfaqjen nëpër kinema në prill të vitit 2020. /Telegrafi/