Për herë të parë në histori të sagës së popullarizuar për James Bondin, është angazhuar një “trajner intim”, i cili do t’i japë këshilla Daniel Craigut si të sillet në skenat e dashurisë.
Asistenti për xhirimin e skenave intime është angazhuar për filmin e 25-të me radhë për agjentin më të famshëm sekret.
Ai do t’u ndihmojë dy protagonistëve, Daniel Craig (James Bond) dhe Ana de Armas (e dashura e ‘007’), kur do t’i xhirojnë skenat intime.
Producentët e projektit që pritet të jetë ndër më të shikuarit, janë kujdesur që kur të përfshihen në marrëdhënie intime aktori 51-vjeçar me bukuroshen 20-vjeçare, gjithçka të jetë e përsosur.
Filmi i 25-të me radhë për James Bondin është caktuar të nisë shfaqjen nëpër kinema në prill të vitit 2020. /Telegrafi/