Telegrafi

Për herë të parë në Maqedoni vendoset protezë e supit që mundëson lëvizje

Një ekip kirurgësh të Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, kanë kryer operacionin e komplikuar dhe më bashkëkohor të ashtit të thyer në pjesën e supit te një paciente e lënduar me rënie nga ballkoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesët e dëmtuara të ashtit të shpatullës dhe pjesa e sipërme e ashtit të mbi bërrylit janë zëvendësuar me protezë inverze më bashkëkohore e prodhuar nga një legurë e krom-kobaltit me glenosferë polietileni dhe njësi qendrore e stërpikur me kalcium bioaktiv që mundëson shërim më të shpejtë.

“Pacientët në këtë mënyrë do të kenë lirinë e lëvizjes së nyjes së supit, gjë që më parë nuk ka qenë e mundur, dhe më e rëdësishme është se do të kenë jetë pa dhimbje. Ndoshta do të ju tingëllojë si diçka futuristike, por me përparimin e mjekësisë vjen periudha e ndërrimit të skeletit dhe nyjeve të trupit të njeriut ose kushtimisht thënë, “robotizimi” i njeriut. Për shkak të përparimit të mjekësisë, jeta pa dhimbje dhe shfrytëzimi i lirisë së lëvizjes pas lëndimeve të rënda bëhet realitet”./Telegrafi/