Telegrafi

Për herë të parë në karrierë, kroati Marin Cilic në finale të Wimbledonit (Video)

Sam Querrey që kaloi në gjysmëfinale të Wimbledonit në saje të lëndimit të Novak Djkokovicit, nuk ka arrit të sigurojë një biletë për në finalen e madhe.

Ai ka pësuar humbje prej tenistit kroat Marin Cilic, i cili u finalisti i parë në turneun më prestigjioz të botës së tenisiti, Wimbledon.

Cilic triumfoi kundër amerikanit Querrey në saje të rezultatit 3:1, në sete 7-6, 4-6, 6-7 dhe 5-7, transmeton Telegrafi.

E për të ditur finalistin tjetër do të duhet të presim deri sa të dihet fituesi i çifti Roger Federer dhe Tomas Berdych.

Theksojmë se finalja do të luhet më 16 korrik (e diell) ndërsa për Cilicin do të jetë finalja e parë pas 11 pjesëmarrjeve në këtë turne. /Telegrafi/