Sam Querrey që kaloi në gjysmëfinale të Wimbledonit në saje të lëndimit të Novak Djkokovicit, nuk ka arrit të sigurojë një biletë për në finalen e madhe.
Ai ka pësuar humbje prej tenistit kroat Marin Cilic, i cili u finalisti i parë në turneun më prestigjioz të botës së tenisiti, Wimbledon.
Cilic triumfoi kundër amerikanit Querrey në saje të rezultatit 3:1, në sete 7-6, 4-6, 6-7 dhe 5-7, transmeton Telegrafi.
E për të ditur finalistin tjetër do të duhet të presim deri sa të dihet fituesi i çifti Roger Federer dhe Tomas Berdych.
Theksojmë se finalja do të luhet më 16 korrik (e diell) ndërsa për Cilicin do të jetë finalja e parë pas 11 pjesëmarrjeve në këtë turne. /Telegrafi/