Telegrafi

Për herë të parë në jetë: Eva Longoria shfaqet në publik si shtatzënë (Foto)

Javën e kaluar u bë e ditur se Eva Longoria është shtatzënë.

Ajo mori përgëzimet e para nga fansat dhe miqtë, ku aktorja njoftoi se është në muajin e katërt dhe po pret të bëhet nënën e një djali.

Tani bukuroshja me krenari ka shfaqur stomakun e rrumbullakosur.

Eva Longoria dhe bashkëshorit José Bastón për festat e fundvitit kanë zgjedhur plazhet fantastike të Miamit.

Paparacët që prisnin vigjilent nën dritaren e saj arritën të shkrepin imazhet e para të aktores si shtatzënë.

Pa kozmetikë dhe në gardërobë, Eva qëndroi në tarracë dhe tregoi stomakun shtatzënë për herë të parë.

Ndryshe, aktorja pritet të bëhet nënë për herë të parë në jetë gjatë muajit maj të 2018. /Telegrafi/