Site icon Telegrafi

Për herë të parë në historinë evropiane, ky bëhet lloji më i shitur i veturave (Foto/Video)

Evropa është kontinenti i shume shpikjeve njerëzore duke përfshirë automobilizmin, ku shumica e markave botërore e kanë vendin e origjinës pikërisht në këtë kontinent. Edhe që sot, Amerika dhe Azia janë tregje më të mëdha sipas numrit të shitjeve, falë numrit shumë herë më të madh të popullsisë që jetojnë në ato vende, Evropa mbetet pikë referente për të gjithë industrinë automobilistike, qoftë nga aspekti i dizajnit, sigurisë, emisioneve etj.

Pas shumë dekadave të matjes së tregut në Evrope, për herë të parë në histori, viti 2015 ishte viti kur ‘crossoverat’ apo që njihen te ne si “xhipa” apo “SUV”, i tejkaluan me shitje veturat pesë dyershe të vogla dhe të mesme, veturat që në gjuhën angleze njihen si “hatchback”, si dhe limuzinat.

“Crosover” apo veturat e larta na ngjajnë shumë me SUV-at, mirëpo kanë dallim që janë te dizajnuara të jenë vetura të larta, por me tipare që të voziten në rrugë të shtruara e jo të pashtruarat. Pra, këto vetura karakterizohen të kenë hapësire funksionale, pika e uljes të jetë e lartë, por të kenë harxhime të vogla dhe komode që u ngjason veturave të vogla.

Lideri absolut i kësaj kategorie që nga shpikja e këtij segmenti është Nissan Qashqai, i cili filloi shitjen në Evropë në vitin 2007. Edhe pse me origjinë nga Japonia, Qashqai është i dizajnuar në qendrën e Nissanit në Evropë, si dhe prodhuar në fabrikën e Nissanit në Sunderland të Anglisë. Sot Nissan Qashqai është në gjeneratën e saj të dytë që u prezantua në vitin 2013 dhe është një ndër veturat më të dashura në Evropë.

https://www.youtube.com/watch?v=hgf6bG0jVOY&feature=share

Exit mobile version