Për herë të parë në historinë e Sirisë, një grua, anëtare e partisë ‘Bat’ të presidentit Bashar al-Assad është bërë kryetare e Parlamentit.
Hadiyah Abbas 58-vjeçe, ka fituar bindshëm në zgjedhjet për kryetare të Kuvendit, gjatë seancës së sotme të qeverisë që është formuar në prill, transmeton Telegrafi.
Hadiyah Abbas është inxhiniere e bujqësisë, ndërsa Siria ka mbajtur vetëm dy seanca parlamentare që nga fillimi i luftës në vitin 2011, në të cilën deri më tani kanë mbetur të vrarë më shumë se 250.000 njerëz. /Telegrafi/