Bill Goldberg ka bërë të ditur se tashmë ai do ta realizojë përballjen e tij që e kishte ëndërr që më shumë se një dekadë ndaj The Undertaker.
Dy legjendat do të përballen për herë të parë në histori të World Wrestling Entertainment, në një super organizimi që do të zhvillohet më 7 qershor në Arabinë Saudite.
Goldberg nuk ka luftuar që nga humbja e titullit Universal nga Brock Lesnar në WrestleMania 33 dy vite më parë, por që ka bërë e dije se ai tani është i gatshëm që të rikthehet në ring.
“Shumë faktor kanë ndikuar që me vështirësi ta pranojë këtë përballje. Një përballje me The Undertaker ka 10-15 vite që jam duke e pritur, një meç që e ka pasur si ëndërr”, ka thënë Dolberg.
“Ne nuk mund ta ndryshojë të kaluarën, disa persona kanë menduar që këtë përballje ta lënë më vonë, por unë mund të konfirmojë se kjo përballje është ende një ëndërr për mua”.
“Unë nuk kam asgjë më shumë përveç se respekt për Taker, ai është një legjendë, por tani do ta bëjë këtë, do të bëhem gati edhe një herë për meçin tim të karrierës”, ka shtuar më tej Goldberg.
Undertaker meçin e tij të fundit e ka zhvilluar në nëntorin e kaluar në Arabinë Sauditë, kur ai dhe Kane kanë humbur nga dyshja e D-Generation X, Triple H dhe Shawn Michaels. /Telegrafi/