Site icon Telegrafi

Për herë të parë në histori bie shi dhe jo dëborë në një pjesë të Grenlandës

Për herë të parë janë regjistruar reshjet të shiut në majën e Grenlandës – afërsisht dy kilometra mbi nivelin e detit – do të thotë ka rënë si shi dhe jo borë.

Temperaturat në Grenlandë gjatë fundjavës u ngritën mbi nivelin e ngrirjes për herë të tretë në më pak se një dekadë. Ajri i ngrohtë nxiti një ngjarje ekstreme të shiut që hodhi 7 miliardë tonë ujë në akujt, e cila është e mjaftueshme për të mbushur gati 250 mijë herë Pishinën Reflektuese në Qendrën Kombëtare në Uashington.

Ishte reshja më e madhe e shiut në këtë pjesë të globit që nga mbajtja e regjistrave në vitin 1950, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit gjersa sasia e masës së akullit të humbur të dielën ishte shtatë herë më e lartë se mesatarja ditore për këtë kohë të vitit, transmeton Telegrafi.

Ted Scambos, një shkencëtar i lartë kërkimor në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit në Universitetin e Kolorados, tha se kjo është dëshmi se Grenlanda po ngrohet me shpejtësi.

“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një dekadë e ngrohtë ose dy në një model klimatik endacak”, tha Scambos për CNN. “Kjo është e paparë”, shtoi ai.

“The National Science Foundation’s Summit Station” ndodhet në pikën më të lartë në shtresën e akullit të Grenlandës, ku shkencëtarët mund të vëzhgojnë motin Arktik dhe ndryshimet në akull.

Stacioni ka pasur staf gjatë gjithë vitit që kanë vëzhguar ndryshimet ekstreme që nga viti 1989. Pjesa më e madhe e shiut të fundjavës ra nga bregdeti juglindor i Grenlandës deri në “Stacionin e Samitit”. /Telegrafi/

Exit mobile version