Telegrafi

Për herë të parë në histori Atletico Madridi vlen më shumë se Real Madridi

Real Madridi mund të ketë më shumë të ardhura sesa Atletico Madridi, por skuadra e Diego Simeones për sezonin 2018/19 ka vlerë më të lartë në treg sesa ajo e  Julen Lopeteguit.

Duke shikuar prapa në nëntë sezonet e fundit, Atletico ka bërë një rrugë të gjatë që nga sezoni 2010/11, kur skuadra e Quique Sanchez Flores kishte vlerë 205.8 milionë euro.

Në atë kohë luftonte me Realin e Jose Mourinhos, që kishte vlerën e 487 milionë eurove.

Në sezonin 2015/16, kur dy skuadrat e Madridit u takuan në finale të Ligës së Kampionëve, skuadra e Real Madridit vlente shumë më tepër, 761.6 milionë euro kundrejt 325.2 milionë euro.

Pamje nga sezoni 2015/2016 (Getty Images)

Por gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Atletico ka sjellë lojtarë të rinj, ndërsa ata kanë në skuadër Antoine Griezmannin, pastaj edhe Thomas Lemarin dhe Diego Costan.

Në të njëjtën kohë, Real Madrid kanë humbur pasurinë e madhe të tyre Cristiano Ronaldon.

Aktualisht Rojiblanco kanë vlerë në treg 858 milionë euro në krahasim me Los Blancos që vlejnë 775.7 milionë euro.

Yjet aktual të Atletico Madridit (Getty Images)

Për ta bërë këtë studim është përdorur portali i specializuar për blerjet e lojtarëve, Transfermarkt.

Progresi dhe ndryshimet në vlerën e tregut shihen në foton e mëposhtme. /Telegrafi/