Site icon Telegrafi

Për herë të parë në Antalya me business class

Kur është fjala për pushimet verore, jo çdo herë e kemi të lehtë të bëjmë përzgjedhjen e vendit se ku do t’i kalojmë pushimet.

Cilin hotel të zgjedhni, në çfarë lokacioni, a është afër aeroportit, sa kushton, si është stafi, a është ushqimi i mirë, etj këto janë vetëm disa nga pyetjet që na sillen në kokë kur vie koha që të vendosim për pushime.

Për t’ua lehtësuar përzgjedhjen, edhe këtë vit Max Travel ka menduar për ju, që keni dëshirë pushimet t’i kaloni në bregdetin turk, e po ashtu edhe në bregdetin shqiptar.

E duke marrë parasysh edhe situatën me pandeminë Max Travel ka vendosur që për ju të sjell ofertat më të përshtatshme në zonat bregdetare si Antalya, Side, Belek dhe Kemer.

Risia tjetër që Max Travel sjell këtë verë, janë edhe fluturimet direkte nga Prishtina për në Antalya me kompaninë e njohur turke të fluturimit Turkish Airlines ku këtu hynë edhe fluturimi business class.

Një eksperiencë e veçantë me shërbim ekskluziv gjatë udhëtimit ku përveç komoditetit dhe hapsirës ofrohet edhe ushqimi dhe pijet e standardit të lartë e edhe argëtimi gjatë fluturimit me filma e muzikë në ekran personal.

Por kjo nuk është e gjitha, Max Travel ka vendosur që ofertat për pushime t’i sjellë tek ju deri në muajin tetor, duke bërë kështu që sezona e verës këtë vit të jetë më e gjatë.

Më poshtë ua sjellim disa nga hotelet që kemi vizituar dhe të cilat janë rekomandim nga Max Travel për ju:

1. EFTALIA ISLAND

Resorti Eftalia Island përbëhet prej tri hoteleve (Eftalia Ocean, Eftalia Marin dhe Eftalia Aqua) ku që të tri hotelet kanë qasje direkte në super aqua parkun me gjatësi prej 1km, me shumë pishina, rrëshqitëse, klub nate, plazh dhe bare e restaurante me një përparësi shtesë ku në hotel akomodohen falas fëmijët deri në moshën 14 vjet duke krijuar një parajsë të vërtetë për fëmijë. Resorti funksionin me shërbimin Ultra All Inclusive, gjendet në Alanya dhe koha e transferit nga aeroporti në hotel është 1 ore e 30 minuta.

2. BOSPHORUS SORGUN

Hoteli Bosphorus Sorgun gjendet në Side, është hotel i ri, i hapur vitin 2017 dhe ofron shërbim në konceptin “All Inclusive”. Hoteli ka një interier shumë të veçantë, ndërsa koha e transferit prej aeroportit për në hotel është rreth 1 orë e 10 minuta.

3. DIAMOND PREMIUM HOTEL &SPA

Diamond Premium Hotel & Spa – Ultra All-inclusive përmban një pishinë të hapur sezonale dhe qendër spa. Hoteli është 7-minuta në këmbë nga zona private e plazhit.  Ndodhet 4 km nga qendra e qytetit, 70 km nga aeroporti dhe 5 km nga terminali i autobusëve.

4. NUMA BEY

Hoteli ekskluziv i Numa Bay, ndodhet në qytetin Turkler të Alanyas në një gji unik historik që daton nga 200 vjet. Arkitektura e ndërtesës kryesore të hotelit është frymëzuar nga natyra dhe ngjyrat tradicionale të rrethit Alanya. Kjo arkitekturë moderne është krijuar për të ofruar një përvojë unike ultra / gjithëpërfshirëse të shërbimit. Plazhi i hotelit është i rrethuar nga peisazhe të gjelbërta në të gjithë dhe ka një det të pastër me një çertifikatë të flamurit blu. Numa Bay Exclusive përfshin tre restorante opsionale A la Carte dhe shumë ambiente brenda hotelit. Relaksohuni në banjën luksoze turke që mund të përdorni gjatë pushimeve tuaja ose me trajtime speciale spa. Në Numa Bay Exclusive, mundësitë janë të pafundme.

5. XANADU RESORT

Xanadu Resort në Belek, Ofron shërbime me cilësi të lartë për pushime për mysafirë nga shumë vende nga e gjithë bota. I vendosur në mënyrë ideale në Qendrën e Turizmit në Belek në Bregun Mesdhetar, ky hotel me pesë yje ofron një përvojë turistike “High Class – All Inclusive”. Posedon hapësirë të veçantë për fëmijë  “Kids World” për fëmijë, foshnje dhe adoleshentë nga 1 deri në 16 vjeç me zona me aktivitete të brendshme dhe të jashtme.

6. LONG BEACH RESORTS

Long Beach është  20 km nga qyteti Alanya, në zemrën e bregdetit Mesdhe, 90 km nga aeroporti ndërkombëtar i Antalyas dhe 60 km nga aeroporti i Alanya / Gazipaşa. Hotelet Long Beach janë themeluar në një sipërfaqe totale prej 100.000 m2. Ndërtesa kryesore përbëhet nga vila dhe shtëpi. Shërben si një koncept Ultra All Inclusive që ofron një atmosferë të shkëlqyer për pushimet familjare. /Telegrafi/

Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në:
Tel: 038 754 754 ose 049 754 754
Ueb faqe: www.maxtravel.al
E-mail: info@maxtravel.al

Exit mobile version