Policia e Hong Kongut e ka ndaluar për herë të parë në 30 vjet, marshimin e njerëzve në “Sheshin Tiananmen” për përkujtimin e viktimave të vitit 1989.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet deklaruan se vendimi erdhi pas shqetësimeve të pandemisë së coronavirusit.
Bëhet e ditur se Hong Kongu dhe Macau aktualisht janë vendet e vetme në territorin kinez, ku njerëzit marshojnë për të përkujtuar sulmin vdekjeprurës në vitin 1989, ndaj protestueve pro-demokracisë.
Ndryshe Hong Kongu iu kthye Kinës nga kontrolli britanik në vitin 1997, me modelin e njohur si “një vend, me dy sisteme”.
Lidhur me këtë rast, kryetari i Aleancës së Hong Kong, Lee Cheuk Yan, ka thënë se ndalimi i këtij marshimi bllokon këtë sistem të Hong Kongut.
Ndryshe protestuesit në prill të vitit 1989 pushtuan “Sheshin Tiananmen”, dhe filluan demonstratat më të mëdha politike në historinë e Kinës komuniste. /Telegrafi/