Telegrafi

Për herë të parë në 150 vjet, shfaqet ariu në një park natyror në Spanjë

Kamerat e vendosura nga një ekuipazh filmi në një park natyror të Spanjës veriperëndimore, kapën imazhe të një ariu për herë të parë në 150 vjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ariu u kap nga kamera në Parkun Natyror O Invernadeiro, në Ourense, Galicia, nga pajisjet e vendosura dy vjet më parë për të regjistruar jetën e egër, për një projekt të quajtur “Montana ou Morte”, prodhuar nga Felipe Lage dhe drejtuar nga Pela del Alamo.

Ariu i cili është midis 3 dhe 5 vjeç, shihet duke nuhatur bar gjatë ditës, dhe duke fërkuar shpinën kundrejt një peme.

“Është gëzim i dyfishtë ndaj përpjekjes së ekipit tonë, ky është një rezultat kaq emocionues dhe motivues, dhe i jep kuptim punës sonë në projektin ‘Montana Morte’”, thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/