Site icon Telegrafi

​Për herë të parë mbi 8 mijë raste me COVID-19 brenda 24 orëve, Italia vendos një rekord të ri negativ

Në Itali, 8.804 raste të reja të coronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, që është bilanci më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë.

Është gjithashtu një ngritje e madhe në krahasim me dje, kur kishte 7.332.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 83 vdekje, pothuajse dy herë më shumë se një ditë më parë kur kishte 43, raporton Reuters.

Sidoqoftë, kjo është shumë më pak sesa në kulmin e epidemisë në Mars dhe Prill, kur numri më i madh ditor i vdekjeve tejkaloi 900, sipas agjencisë.

Italia ishte vendi i parë evropian që u prek rëndë nga virusi korona, dhe me 36.372 vdekje, është i dyti më vdekjeprurës në Evropë.

Exit mobile version