Skuadra e Feronikelit në basketboll në sezonin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës.
Suksesi i ekipit nga Drenasi erdhi pas triumfit kundër Vëllaznimit në barazh me eëpërsi prej 2-1 pas tri ndeshjeve .
Në dy përballjet e para, secila skuadër e kishte regjistruar nga një fitore, ndërsa duelin e tretë dhe vendimtar e fitoi Feronikeli me rezultat 70-49.
Feronikeli e fitoi çerekun e parë (16:12), ndërsa në të dytin një pikë më shumë e shënoi Vëllaznimi (14:15).
Pas kthimit nga pushimi, ekipi nga Drenasi ishte dominues duke e fituar edhe dhjetëminutëshin e tretë (21:7) edhe të katërtin (19:15) dhe në këtë mënyrë u inkuadrua në Superligë.
Natyrisht se nuk ka munguar edhe urimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë këtë postim në Facebook:
Prej sonte, edhe një ekip sportiv nga Drenasi, i bashkohet sportit elitar në Republikën e Kosovës, Klubi i Basketbollit ” Ferronikeli”.
KB “Ferronikeli” është pjesë e Supërligës së Kosovës në basketboll.
Përgëzime për trajnerin, basketbollistët dhe në veçanti z. Naser Ramën, kryetarin e klubit, i cili me financimin e vet, solli lojtarë cilësor dhe qëndroi pranë klubit me tërë kapacitetin si dhe basketbollistin Alban Veselin, krenarinë e sportit të Drenasit.
Drenasi, është krenar me sportistët e vet dhe gjeneratat e reja që me pasion merren me sport duke u bërë pjesë e kompeticioneve elitare.
Urime KB “Ferronikeli”, urime sportdashës dhe qytetarë të komunës së Drenasit!
/Telegrafi/