Nga viti i ardhshëm Klinika Obstetrike-Gjinekologjike do të bëhet me qendër të IVF – frytnimi i asistuar artificial dhe me laborator citogjenetik.
Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se edhe amniocenteza do të realizohet për herë të parë në laboratorin citogjenetik dhe gratë shtatzëna nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për diagnostikimin e çrregullimeve të rënda gjenetike të frytit.
“Punimet për ndërtimin e kësaj qendre po vazhdojnë me ritëm të shpejtuar”, ka shkruar Krasniqi.