Të ardhurat nga taksat shënuan rënie në të gjithë vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për herë të parë në një dekadë gjatë vitit 2019, por një rënie shumë më e madhe pritet në vitin 2020 pasi aktivitetet ekonomike vuajnë nga pandemia e COVID-19.
Raporti i të ardhurave tatimore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një shifër që tregon të ardhurat e taksave shtetërore si përqindje e PBB-së në vendet e OECD-së ra në 33.8 për qind në vitin 2019, një rënie prej 0.1 pikë përqindje që nga viti 2018.
Raporti i të ardhurave nga taksat ndaj PBB-së ishte në rënie në 15 vendet e OECD-së që ishin mesatarisht më të mëdha se rritjet në 20 vendet e mbetura.
Rënia më e madhe në vitin 2019 u regjistrua në Hungari me 1.7 pikë përqindje, e pasuar nga Islanda me 1.1 pikë përqindje dhe Belgjika dhe Suedia të dyja me nga 1 pikë përqindje.
Rritje të vetme prej mbi një pikë përqindjeje u regjistrua në Danimarkë, 2 pikë përqindje në 2019.
Raporti gjithashtu tregoi se taksat e të ardhurave të korporatave në OECD kanë vazhduar të rriten, nga 9.2 për qind e të ardhurave totale të taksave mesatarisht në 2014 në 10 për qind në 2018.
Megjithatë, në vitin 2018 të ardhurat mesatare nga taksat mbi mallrat dhe shërbimet ranë në vendet e OECD, megjithëse të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbetën të qëndrueshme në 20.4 për qind. /Telegrafi/