Site icon Telegrafi

Për herë të parë shënon të hyra rekorde Amazon, mbi 125 miliardë dollarë ka të ardhura kjo kompani

Kompania Amazon | Foto: David Ryder/Getty Images/Guliver

Amazon njoftoi më herët që Andy Jassy do të zëvendësojë Jeff Bezos si CEO gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Bezos do të kalojë në rolin e kryetarit ekzekutiv.

Kompania gjithashtu dorëzoi tremujorin e saj më të madh nga të ardhurat e të gjitha kohërave me 125.56 miliardë dollarë, duke e kaluar atë për herë të parë mbi 100 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Pas disa muaj investimesh të mëdha, Amazon tha se pret që kostot e lidhura me coronavirusin të ngadalësohen në rreth 2 miliardë dollarë në tremujorin e parë të fiskalit 2021, nga afërsisht 4 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti dhe më shumë se 2 miliardë dollarë në tremujorin e dytë .

Kompania gjithashtu përjetoi kosto më të larta në tremujorin e katërt pasi pagoi një bonus 300 dollarë për punonjësit e vijës së parë në nëntor të vitit të kaluar.

Kompania parashikoi të ardhura operative prej 3 miliardë dollarë deri në 6.5 miliardë dollarë në tremujorin e parë fiskal, duke supozuar afërsisht 2 miliardë dollarë të kostove të lidhura me COVID-19.

Amazon tha se shitjet në tremujorin e parë do të jenë midis 100 miliardë dollarë dhe 106 miliardë dollarë, një ngadalësim nga tremujori i katërt i vitit 2020, por një rritje midis 33% dhe 40% nga një vit më parë. Analistët prisnin të ardhura prej 95.8 miliardë dollarësh.

Kompania gjithashtu vazhdon të përfitojë nga pandemia në blerjet në internet, me konsumatorët që i drejtohen Amazon dhe shitësve të tjerë në internet për mallra thelbësorë dhe jo-thelbësorë. /Telegrafi/

Exit mobile version